Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tani frigoriferët do t’ju ndihmojnë të bëni pazarin

Tani frigoriferët do t’ju ndihmojnë të bëni pazarin
May 24
13:09 2016

Kompania “Sainsbury” do të lehtësojë jetën e shumë familjeve jo vetëm ekonomikisht, por edhe për sa i përket një organizimi më të mirë të kohës. Kjo kompani është duke prodhuar disa frigoriferë, të cilët do të jenë të pajisur me një kamera të vogël, e cila do të mund të lidhet me aparatin celular të të gjithë familjarëve. Në momentin që ju do të bëni pazar dhe keni harruar se cilat produkte ju gjenden në frigorifer dhe cilat jo, mjafton një aplikacion dhe do të pajiseni me pamje filmike nga frigoriferi juaj.

Sipas studimit që vetë kompania “Sainsbury” ka bërë, një familje me të ardhura normale harxhon rreth 300 euro në vit duke blerë dy herë produkte që i ka në frigorifer, por thjesht harron. Disa nga produktet që kryesojnë listën e blerjeve të gabuara si pasojë e harresës janë qumështi, vezët dhe djathi. Por frutat dhe perimet  shkaktojnë dëmet më të mëdha pasi prishen më shpejt.

Vlera e këtij frigoriferi “magjik” do të jetë rreth 1000 euro dhe do të mbajë 2 kamera: një brenda produkteve dhe një brenda derës ku mund të shikoni pamjen ballore të produkteve tuaja.

Komento
Shperndaje