Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surprizë! Rikthehet Nokia e vjetër me opsionin më të preferuar të të gjithëve

Surprizë! Rikthehet Nokia e vjetër me opsionin më të preferuar të të gjithëve
November 15
20:53 2018

Lajmi më i mirë për nostalgjikët: Nokia rikthehet me një telefon të ri për vitin 2018 dhe është shumë i ngjashëm me atë të dikurshmin.

Nokia 106 mund të ruajë deri në 2000 kontakte dhe 500 mesazhe në memorien e tij 4MB. Peshon rreth 70g dhe ka një bateri që zgjat “nga lindja e diellit në perëndim” sipas kompanisë. Nëse nuk e përdorni, bateria mund të zgjasë deri në një javë pa patur nevojë të karikohet.

Dhe më e rëndësishmja, vjen me lojën e famshme “Snake” të instaluar. Loja kontrollohet me butonat realë, njësoj si në versionet e vjetra.

Sipas kompanisë, telefoni është planifikuar të lançohet në të gjithë botën së shpejti. Pavarësisht se Nokia vazhdon të prodhojë smartphone-s të një niveli të lartë teknologjik, asgjë nuk krahasohet me telefonin historik që na kthen pas në kohë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje