Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studiuesit pohojnë se bateritë e telefonave lëshojnë mbi 100 gaze toksike

Studiuesit pohojnë se bateritë e telefonave lëshojnë mbi 100 gaze toksike
October 24
13:43 2016

Shkencëtarët kanë pohuar se bateritë e aparateve celulare që ne përdorim çdo ditë lëshojnë me dhjetëra gaze të rrezikshme.

Bëhet fjalë për bateritë e litiumit, të cilat përdoren në miliarda pajisje duke përfshirë këtu edhe telefonat e tabletat. Studiuesit kanë zbuluar se rreth 100 gazra toksike çlirohen nga këto bateri duke përfshirë këtu monoksidin e karbonit. Ky lloj gazi shkakton te njeriu irritim të lëkurës, të hundës dhe kanalit të frymëmarrjes, përveç dëmtimit që mund t’i bëjë mjedisit. Këto lloj baterish instalohen në rreth dy miliardë pajisje në vit.

“Sot bateritë litium-jon janë duke u promovuar në mënyrë aktive nga shumë qeveri në të gjithë botën. Ato përdoren kudo, kështu që është e domosdoshme që publiku në përgjithësi të kuptojë rreziqet që qëndrojnë prapa këtij burimi të energjisë”,- tha Jie Sun, autori kryesor dhe profesor në Institutin e Mbrojtjes NBC. Sipas tij, një bateri plotësisht e ngarkuar çliron më shumë gaz toksik se një bateri e ngarkuar 50%. Përveç kësaj, kimikatet në bateri ndikojnë në përqendrimin dhe llojet e gazeve toksike.

“Substanca të tilla të rrezikshme, në veçanti monoksidi i karbonit, kanë potencial për të shkaktuar dëme serioze brenda një kohe të shkurtër, nëse rrjedhin brenda një mjedisi të vogël”,- janë shprehur studiuesit.

Në një studim, rreth 20 mijë bateri litiumi-jon u ndezën në pikën e djegies, duke shkaktuar shumicën e pajisjeve të shpërthejnë dhe të gjitha të lëshojnë një sërë gazrash toksike.

Studiuesit mendojnë se duhet përmirësuar siguria e baterive  litium-joni në mënyrë që ato të përdoren në mënyrë të sigurt në automjetet elektronike në të ardhmen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje