Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Kujdes, “smartphone”-ët po dëmtojnë memorien tonë!

Studimi: Kujdes, “smartphone”-ët po dëmtojnë memorien tonë!
August 18
16:56 2016

I mbani mend ditët kur nuk kishit celular për të gjetur përgjigjen e çdo pyetjeje që ju vinte ndërmend? Shumë njerëz u referohen atyre ditëve si disa nga ditët më të vështira, por në fakt nuk është kështu.

Ndërkohë që “smartphone”-t janë duke na treguar gjithçka: kalendarin, orën, njoftime për takimet, listat e pazarit, truri ynë nuk lodhet aspak që t’i fiksojë dhe në këtë mënyrë kthehet në një tru dembel.

Sipas dr. Evan Risko, i cili udhëhoqi një studim në universitetin “Waterloo” lidhur me ndikimin e celularëve në memoriet tona, ata në fakt na dëmtojmë më shumë seç mendojmë dhe tregohet.

Ai ka vëzhguar një grup njerëzish në një muze dhe i ka pyetur pasi kanë përfunduar vizitën. Personat që mbanin një celular në dorë gjatë kohës që vizitonin, kishin marrë shumë më pak informacion sesa personat që nuk kishin celular me vete. Në fakt ata kishin parë të njëjtat gjëra dhe personeli i muzeut u kishte shpjeguar të njëjtat informacione, problemi qëndronte që një pjesë prej tyre (të cilët kishin përdorur celularin) nuk arrinin të mbanin mend shumë.

“Sigurisht që teknologjia është e mahnitshme, por ju lutem mos e ktheni në armiken tuaj duke dëmtuar trurin! Nuk ka asgjë të keqe që të përpiqeni të mbani mend se sa është data pa e parë në celular dhe të kujtoni produktet ushqimore që keni për të blerë pa i shënuar në një listë dixhitale. Ju nuk jeni robot dhe njerëzit kanë mundur të jetojnë edhe pa këto lehtësira dhe me shumë mundësi kanë qenë jo vetëm më të lumtur, por edhe me kujtesë më të fortë”,– ka përfunduar dr. Risko. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje