Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i ri që ka tronditur shkencëtarët: Hëna shkakton tërmete!

Studimi i ri që ka tronditur shkencëtarët: Hëna shkakton tërmete!
September 13
13:09 2016

Hëna mund të shkaktojë tërmete të mëdha nga presioni shtytës që ka mbi planetin tonë. Shkencëtarët kanë kohë që përpiqen të kuptojnë se si Hëna luan një rol në krijimin e tërmeteve, por der tani nuk kishte pasur asnjë fakt të konkretizuar.

Zakonisht tërmetet krijohen nga forcat e gravitetit që lëvizin pllakat e tokës. Por dy herë në muaj, Hëna, Dielli dhe Toka vendosen në një vijë të drejtë dhe kur kjo ndodh trysnia e presionit mbi planetin tonë është edhe më e madhe, çka bën që të shkaktohen tërmete.

Kjo nismë u mor nga Universiteti i Tokios, ku shkencëtarët zbuluan se disa tërmete të mëdha që kanë ndodhur në 2004-n, 2010-n në Kili dhe në 2011-n në Japoni kanë ndodhur pikërisht kur ka qenë eklipsi hënor.

Nëse kjo teori vërtetohet plotësisht atëherë shkencëtarët do të punojnë seriozisht për arritjen e parashikimit të tërmeteve në mënyrë që të mos lënë pasoja të mëdha kur ndodhin. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje