Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Ankthi nga “rënia e baterisë” së celularit prek 9 nga 10 persona

Studimi i fundit: Ankthi nga “rënia e baterisë” së celularit prek 9 nga 10 persona
May 24
12:14 2016

Bateria e celularit tuaj është duke mbaruar dhe është akoma mesi i ditës? Na ndodh thuajse të gjithëve. Është pikërisht momenti kur celulari tregon vetëm 10% bateri dhe të gjithë vrapojmë drejt vendit më të afërt për të gjetur një prizë ku mund të karikojmë telefonin.

Nëse ky proces shoqërohet me djersitje dhe rrahje të shpeshta zemre, atëherë duhet t’ju njoftojmë se, sipas studimit më të ri të bërë nga kompania LG, ju vuani nga “ankthi i rënies së baterisë”, që së fundmi konsiderohet një lloj i veçantë ankthi dhe mund të kurohet edhe nga ana mjekësore duke përdorur ilaçe.

Sipas të njëjtit studim, 9 nga 10 persona vuajnë  aktualisht nga “ankthi i rënies së baterisë”. Problemi më i madh që ky çrregullim shkakton, përveç dëmeve shëndetësore, është se krijon një ngërç social, duke e ulur bashkëpunimin mes njerëzve dhe mënyrën se si ndërtojmë rutinën.

Studiuesit kanë dhënë edhe disa simptoma të tjera që të kuptoni nëse edhe ju jeni prekur tashmë nga “ankthi i rënies së baterisë”:

  • Pyesni vazhdimisht të panjohurit nëse kanë karikues celulari që i përshtatet celularit tuaj.
  • Keni shpesh debate me partnerët tuaj lidhur me telefonatat apo mesazhet e papërgjigjura.
  • Porosisni një kafe thjesht sepse doni të karikoni telefonin.
  • Ju ka ndodhur të vidhni karikuesin e dikujt tjetër.
  • Keni më shumë se tre karikues për telefonin tuaj.

Fatmirësisht, kompanitë e smartphone-ave janë duke e kuptuar këtë shqetësim të njerëzve, ndaj dhe janë duke punuar për të prodhuar aparate celularë që do të kenë një jetëgjatësi të baterisë për më shumë se 48 orë. Dy nga këto kompani që pritet të publikojnë celularë që nuk u bie lehtësisht bateria janë HTC dhe Sony.

Komento
Shperndaje