Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Fotot që postoni në Instagram tregojnë shumë për shëndetin tuaj mendor

Studimi: Fotot që postoni në Instagram tregojnë shumë për shëndetin tuaj mendor
August 19
11:46 2016

Një llogari në Instagram tregon shumë për një person. Sigurisht që gjërat e para që shikohen janë se çfarë konsumojnë njerëzit për drekë, çfarë veshin, ku shkojnë  dhe detaje të tilla, madje së fundmi studimi ka treguar se ju mund të përcaktoni edhe shëndetin mendor të personit.

Studimi mblodhi 166 llogari Instagram-i dhe mbi 40.000 foto. Studiuesit testuan një program të ri, nga i cili mund të analizonin fotografitë në Instagram për të identifikuar disa shenja depresioni. Disa nga këto shenja ishin: mimikat e fytyrës, çfarë ngjyre vendosnin për filtrat (ngjyra të ndezura apo të errëta) si dhe çfarë vendosnin të shkruanin bashkangjitur fotos së postuar.

Në përfundim studiuesit vunë re se kjo llogaritje ishte shumë e suksesshme. Personat që kishin fotografi me ngjyra më të zbehta dhe përfshinin më shumë efekte blu dhe jeshile ishin persona më të rënduar psikologjikisht.

Ky projekt do të përdoret nga mjekët për të identifikuar edhe më mirë personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Rrjetet sociale janë duke u kthyer në ndihmë si për organet e policisë, ashtu edhe për mjekët të cilët duan disa informacione më tepër lidhur me pacientët e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje