Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sofware-i që bllokon thirrjet drejt bankave, në objektiv bankat në Rusi dhe Korenë e Jugut

Sofware-i që bllokon thirrjet drejt bankave, në objektiv bankat në Rusi dhe Korenë e Jugut
July 20
13:45 2016

 

Ekspertë të sigurisë në internet  kanë zbuluar një software në aparatet  Android i cili  bllokon thirrjet dalëse drejt bankave.

Symantic, një kompani teknologjike amerikane zbuloi software-in Android.Fakebank.B në tetor të viti 2013. Ky aplikacion zëvendëson aplikacionet bankare që ju keni në aparatin tuaj ,  me një version mashtrues që e ndihmon hakerin  për të gjurmuar dhe hyrë në të dhënat bankare të klientëve  dhe më vonë të kryejnë transaksione. Një version i ri i këtij software-i  u lançua në mars dhe ka aftësinë të bllokojë thirrjet e bankës.  Ky version  pasi instalohet regjistron një marrës të informacionit që aktivizohet sa herë që përdoruesi përpiqet të kryejë një hyrje dalëse. Nëse numri i kontaktuar   i përket ndonjërit nga klientëve të një banke, ky software e anulon thirrjen. Ekspertët në Symantec kanë zbuluar se ky version i ri synon institucionet financiare në Korenë e Jugut dhe Rusi. Disa nga numrat të cilat ky software mund të bllokojë janë klientë të  KB Bank, Keb Hana Bank, NH Bank, Sberbank, SC Banka dhe Shinhan Bank. Nëse një nga klientët përpiqet të kontaktojë me bankën nga numri i regjistruar si kontakt i tyre personal atëherë thirrja devijohet.  Ata rekomandojnë që  përdoruesit e telefonave android të shkarkojnë programe që sigurojnë të dhënat e tyre.

Shumë përdorues të telefonisë mobile kanë filluar kryerjen e transaksioneve financiare nga aparate të tyre, ndaj kjo konsiderohet si një rrezik në masë.  Google, Samsung dhe shumë kompani të tjera celulare kanë filluar të pajisen me software që japin siguri dhe i përditësojnë shpesh ato.

Shperndaje