Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Snapchat vendos në rrezik të drejtat e individit, sipas Amnesty International

Snapchat vendos në rrezik të drejtat e individit, sipas Amnesty International
October 25
15:54 2016

Snapchat po vë në rrezik të drejtat e njeriut, sipas Amnesty International.

Janë studiuar rreth 11 kompani aplikacionesh dhe është vënë re një nivel i ulët i aftësisë për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit.  Sipas tyre është e rëndësishme që kompanitë të ofrojnë mesazhe të enkriptuara  dhe vetëm Apple iMessage, WhatsApp, FaceTime, Line, Google Duo i përdorin ato. Ndërkohë, Snapchat, Skype, Google Hangouts, WeChat, dhe Blackberry Messenger nuk i ofrojnë mesazhet e enkriptuara.

“Realiteti është se komunikimet tona janë nën kërcënim të vazhdueshëm nga kriminelët në internet dhe spiunazhi nga ana e autoriteteve shtetërore”,- tha Sherif Elsayed-Ali, kreu i Teknologjisë Amnesty International dhe Grupit për të Drejtat e Njeriut.

Aplikacionet janë gjithnjë e më shumë të përdorshme dhe numri i përdoruesve shtohet çdo ditë. Siguria e të dhënave është një nga problemet më shqetësuese sot./Blitz.al/

Komento
Shperndaje