Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Snapchat sapo lançoi një risi që të gjithë do ta dashuroni

Snapchat sapo lançoi një risi që të gjithë do ta dashuroni
June 02
12:55 2017

Snapchat sapo ka lançuar risinë e fundit, një palë syze që me siguri do t’u pëlqejnë të gjithëve. Bëhet fjalë për një palë syze të cilat duken njësoj si syze dielli, por me të cilat do të mund të xhironi video për t’i ndarë në aplikacionin Snapchat. Syzet quhen Spectacles, brenda të cilave është instaluar një telekamerë me të cilën mund të regjistroni çfarëdo që shihni, pa qenë e nevojshme të përdorni duart.
Spectacles kanë një telekamera të vogël dhe mjafton një prekje për të filluar regjistrimin e një video nga 10 deri në 30 sekonda dhe që mund ta ndani në Snapchat. Për të gjithë ju që po pyesni se sa mund të kushtojnë, mund t’i blini për 150 euro. Që prej fillimit të sezonit të verës do të shiten në të gjitha shtetet e Europës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje