Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Smartphone”-t po manipulojnë trurin tonë? Studiuesit paraqesin fakte tronditëse

“Smartphone”-t po manipulojnë trurin tonë? Studiuesit paraqesin fakte tronditëse
May 12
16:49 2016

Sipas një studimi të fundit është dalë në përfundimin se ka një ndryshim të madh në përthithjen e informacionit kur e lexojmë të printuar në letër dhe kur e lexojmë përtej një ekrani dixhital. Kur leximi kryhet nga fleta të prekshme, njerëzit mbajnë mend detajet dhe lexojnë “midis rreshtave”, duke krijuar kështu një kuptim më të mirë dhe më të efektshëm të materialit. Nga ana tjetër, kur lexojmë një material (me të njëjtin lloj dhe madhësi shkrimi si ai në një fletë të prekshme) truri ynë nuk mund ta përpunojë mirë atë duke bërë që të përthithë vetëm një panoramë të përgjithshme, asnjë detaj dhe asnjë “ide të mbuluar”.

Ky përfundim u testua nga dy profesorë: Geoff Kaufman dhe Mary Flanagan, të cilët e eksperimentuan duke i ndarë studentët në dy grupe: njëri grup duhej të lexonte një artikull në fleta të prekshme dhe më pas të kthente përgjigje te një fletë tjetër pyetjesh, ndërsa grupi tjetër duhej të lexonte të njëjtin artikull në formatin PDF në kompjuter dhe të përgjigjej më pas në një fletë. Rezultatet ishin ashtu siç pritej: performanca e grupit të parë ishte shumë herë më e mirë sesa ajo e grupit të dytë.

Por a duhet ta shmangim përfundimisht leximin nga kompjuteri, tableta apo smatphone-i? Sipas studiuesve, vendimet nuk duhet të jenë kaq drastike. Leximi i artikujve për kënaqësi vetjake mund të bëhet nëpërmjet tyre, por në raste studimi apo pune është më mirë që t’i printoni materialet, sepse produktiviteti juaj do të jetë më i lartë.

Shperndaje