Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Smartphone-i që keni ëndërruar është gati për të dalë në treg

June 10
15:52 2016

Të gjithë përdoruesit e smartphone-eve kanë dashur gjithnjë që të krijohen telefona më praktikë e më pranë nesh, sepse shumë herë madhësia e tyre nuk është e përshtatshme për t’u mbajtur në xhepa apo çanta të vogla. Herë të tjera ndodh që detyrohemi të marrim një çantë me vete vetëm sepse nuk kemi ku të vendosim aparatin celular. Të gjitha këto dilema e bezdisje kanë marrë fund sepse një smartphone që përthyhet e bëhet orë dore do të jetë shumë shpejt i disponueshëm në treg.

Ky telefon-orë nuk do të jetë vetëm një risi për sa i përket mënyrës se si është ndërtuar, por gjithashtu ka një rritje të dukshme në sistemin e “hardware” dhe kohëzgjatjen e baterisë.

Ky aparat celular është një produkt i kompanisë “Lenovo”, i cili është momentalisht duke garuar me kompani të mirënjohura si Apple apo Samsung. I vetmi problem i këtij produkti është se do të ketë një çmim pak më të lartë sesa smartphone-ët e deritanishëm.

Pritet që edhe kompania Samsung të nxjerrë në treg një produkt të ngjashëm. Mesa duket, koha e smartphone-ëve që përdorim sot është duke përfunduar.

Shperndaje