Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Smartphone-i që do të konkurrojë Samsung-un dhe IPhone-in do t’ju çmendë të gjithëve

Smartphone-i që do të konkurrojë Samsung-un dhe IPhone-in do t’ju çmendë të gjithëve
May 17
19:47 2016

Kompania Sony po bën gati të nxjerrë në treg produktin e saj më të ri, Sony Xperia XA Ultra.

Për të na lajmëruar mbi atë që do të kemi në duar shumë shpejt, përfaqësues të kompanisë kanë prezantuar disa detaje që do ta bëjnë këtë telefon një zgjedhje më të mirë se të tjerat.

Xperia XA Ultra do të ketë një procesor octa-core, memorie RAM prej 3GB, memorie për të mbajtur foto, video, dokumente e të dhëna prej 16GB dhe një bateri prej 2,700 mAh.

Ky version do të ketë një tjetër përparësi: fotografitë. Telefoni do të ketë një kamera të pasme prej 21.5 megapiksel dhe me një autofocus hybrid, kurse kamera e përparme do të jetë 16 megapiksel.

Gjithashtu, XA Ultra do të ketë një ekran prej 6 inch dhe një bateri, e cila nëse karikohet me një karikues Sony Quick UCH12 do të ketë një jetëgjatësi rreth 5.5 orë nëse lihet të karikohet vetëm 10 minuta.

Kompania akoma nuk ka bërë të ditur as çmimin e as datën e daljes në treg. Pra, na duhet të qëndrojmë akoma në pritje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje