Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sipas shkencëtarëve,alienët po na mbajnë në një kopsht galaktik dhe kanë një arsye inteligjente

Sipas shkencëtarëve,alienët po na mbajnë në një kopsht galaktik dhe kanë një arsye inteligjente
March 24
12:49 2019

Ne mund të mos kemi gjetur ende asnjë provë për jetën e alienëve, por kjo nuk do të thotë që ata nuk na kanë gjetur ne.

Një grup shkencëtarësh u mblodhën këtë javë në Paris, për të diskutuar pse, pavarësisht dekadave të kërkimeve dhe probabilitetit të lartë që jeta ekziston përtej atmosferës sonë, ne ende nuk kemi kontaktuar me ta.

Një mundësi, sipas tyre, mund të jetë që alienët inteligjentë po na mbajnë me qëllim larg të vërtetës pas njerëzit do kishin vështirësi të përballonin realitetin që dhe alienët ekzistojnë.

Kërkuesit në takimin “METI International” propozuan që alienët mund të jenë duke na mbajtur në një “kopsht galaktik” ku na vëzhgojnë pa zbuluar ekzistencën e tyre, për të shmangur një nervozizëm në Tokë.

“Ku është gjithkush?”- është pyetja që daton që në 1950 e së cilës ende s’i kemi dhënë përgjigje.

“Ka shumë mundësi që jashtëtokësorët të jenë duke imponuar një “kopsht galaktik” që i ngjason kopshtit tonë zoologjik, sepse ata e kuptojnë se do të kishte një përçarje kulturash nëse njerëzit do të mësonin për ta. Nuk ka arsye pse të mendojmë se njerëzit kanë arritur nivelin më të lartë të njohjes. Nivele më të larta mund të evoluojnë në Tokë në të ardhmen ose mund të jenë arrirë diku tjetër.” – është shprehur Jean- Pierre Rospars, drejtuesi i kërkimeve në Institutin Kombëtar të Kërkimit Agronomik.

Dhe çfarë duhet të bëjmë? Të thyejmë heshtjen. Të tregojmë qartazi që jemi të hapur të mësojmë për ekzistencën e tyre. Nga ana shkencore, kjo do të thotë të vazhdojmë të dërgojmë sinjale radiofonike zanore. /Blitz.al/

Share