Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Singapor – Vihet në punë taksia e parë pa shofer

Singapor – Vihet në punë taksia e parë pa shofer
August 26
10:25 2016

Singapori nxjerr në rrugë taksinë e parë në botë që drejtohet vet, duke mundur kështu në shpejtësi edhe Perëndimin.

Risia vjen nga ‘nuTonomy’, kompani e krijuar nga 2 ekspertë të robotikës së Massachusetts Institute of Technology (Mit) dhe për momentin ka përmasa të reduktuara: 6 taksi-robot të cilat do të arrijnë në 12 deri në fund të vitit.

Në fazën e provës,  çdo makinë do të ketë nga një inxhinier prezent gjatë udhëtimeve, për të ndihmuar në rast të ndonjë problemi.

Të dhënat e marra gjatë kësaj periudhe do të shërbejnë për të perfeksionuar ‘software’-n e guidës autonome, të cilën kompania po e teston edhe në Michigan e në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me disa marka makinash, si për shembull Jaguar Land Rover. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje