Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të mbroni llogarinë tuaj në Yahoo nga hakerat

Si të mbroni llogarinë tuaj në Yahoo nga hakerat
December 17
15:36 2016

Shpesh dëgjojmë përreth se shkelje masive të të dhënave po ndodhin dhe të gjithë frikësohemi se mos biem viktimë e hakerave. Në shtator, Yahoo zbuloi se mbi 500 milionë llogari të përdoruesve ishin hakuar nga persona të paidentifikuar ndërsa të mërkurën kjo shifër kaloi në 1 miliard.

Hakerat kanë ekspozuar emrat, mbiemrat, adresat e email-it, numrat e telefonit, fjalëkalimet e shumë të dhëna të tjera të përdoruesve. Por ja si duhet të veproni për t’i shpëtuar krimit kibernetik.

 Logohuni në llogaritë tuaja dhe sigurohuni që e keni të vlefshme atë pasi kohët e fundit kompania është duke njoftuar gjithnjë e më shumë përdorues se adresat e tyre nuk janë më të vlefshme pikërisht për shkak të hakimit.

Ndryshoni fjalëkalimin tuaj. Një nga gjërat primare që duhet të bëni është ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj, sidomos nëse ai ka qenë i njëjtë për një kohë të gjatë. Kini parasysh që kodi të mos jetë i dobët dhe të ketë të përfshirë në të shkronja dhe numra.

Sigurohuni që këtë kod të mos jeni duke e përdorur në një llogari tjetër. Ndoshta për ju është më e thjeshtë të përdorni të njëjtat fjalëkalime për shumë llogari, por ky është një nga gabimet që bën shumica e përdoruesve. Kjo është një ide e keqe. Nëse hakerat e zbulojnë këtë kod ata mund të përpiqen të logohen edhe në llogaritë tuaj të tjera, si në llogarinë e bankës apo të sigurimit shëndetësor.

Ndryshoni pyetjet tuaja të sigurisë dhe përgjigjet gjithashtu.

Shpesh duke dashur ta bëjmë sa më të thjeshtë për veten përdorim pyetje dhe përgjigje të thjeshta për sigurinë e llogarisë. Mos u gënjeni! Ndryshojini këto kërkesa të llogarisë suaj, sidomos nëse i keni edhe në llogaritë të tjera. Ditëlindja apo vendlindja janë informacione që mund të sigurohen shumë lehtë nga hakerat.

Pyetjet e sigurisë janë përdorur shpesh për të verifikuar identitetin dhe për të fituar qasje në llogari, pa ndihmën e verifikimit email.

Aktivizoni verifikimin me dy hapa.

Nëse dëshironi të mbani sa më gjatë llogarinë në Yahoo aktivizoni verifikimin me dy hapa. Kjo është një nga format më të mira të sigurisë të kësaj kompanie.

Fshini llogaritë e tjera që nuk i përdorni më.

Pyeteni veten se përse jeni të regjistruar në shumë llogari dhe sa ju hyjnë në punë në jetën e përditshme. Minimizojini ato pasi do të jeni më pak në rrezik për t’u hakuar nga të panjohurit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje