Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria më e mirë se Britania e Madhe në lidhje me rrjetin telefonik?

Shqipëria më e mirë se Britania e Madhe në lidhje me rrjetin telefonik?
December 14
12:50 2016

Nëse jeni ankuar ndonjëherë për rrjetin telefonik në Shqipëri, tanimë do t’ju japim lajmin e mirë: rrjeti në Britaninë e Madhe është më i keq se te ne!

Kështu shkruan Sky News, teksa po transmetonte një video “live” në Facebook lidhur me teknologjinë telefonike në Britani. “A është Britania gati për rrjetin 5G?” – shkruan prestigjiozja. “Raportet tregojnë se Shqipëria dhe Peruja kanë mbulim rrjeti më të mirë se Mbretëria e Bashkuar”.

Ndërkohë në videon e mëposhtme, të transmetuar “live” nga Sky News në faqen zyrtare të Facebook-ut, korrespondenti i Sky Technology, Tom Cheshire, u përgjigjet disa pyetjeve të shkruara në komente. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje