Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpikja e vitit – byzylyku që do t’ju tregojë sa alkool të pini

Shpikja e vitit – byzylyku që do t’ju tregojë sa alkool të pini
May 23
15:09 2016

Shpikja më e fundit e kompanisë amerikane BACtrack është një byzylyk që do t’ju tregojë nëse është ora e birrës apo ora për t’u ngritur nga tavolina.

Prej kohësh ata janë munduar të realizojnë një produkt të cilin njerëzit do të kishin dëshirë ta vendosnin në dorë dhe njëkohësisht të kryente funksionin e matjes së alkoolit. Më në fund, ata kanë realizuar jo vetëm një dizajn të përshtatshëm, por edhe një pajisje efikase. Këtij byzylyku i duhen vetëm 45 minuta sa për të marrë djersitjen e dorës suaj e për të dalë në rezultate sesa alkool keni konsumuar, duke ju lajmëruar se çfarë duhet të bëni më pas.

Gjithashtu kjo pajisje do të ketë një vend ku historiku i pijes suaj do të ruhet, në mënyrë që nëse ndodh të keni ndonjë problem shëndetësor, mjekët ta kenë shumë të lehtë për të vepruar duke njohur më imtësisht se çfarë ka ndodhur në trupin tuaj si pasojë e alkoolit.

Gjithashtu ky byzylyk do t’ju japë mundësinë ta lidhni me aparatin tuaj celular, nga ku do të vëreni të gjitha informacionet që ju nevojiten për të kontrolluar sasinë e alkoolit që pini.

Pritet që ky produkt të lançohet për publikun në fundin e këtij viti dhe çmimi i tij do të jetë deri në 100$.

Komento
Shperndaje