Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpikja e re: Ky stilolaps mund të shkruajë në 16 milionë ngjyra!

Shpikja e re: Ky stilolaps mund të shkruajë në 16 milionë ngjyra!
August 05
12:34 2016

Shpikja më e re quhet “Cronzy Pen”, nuk ka emrin më të bukur në botë, por në fakt pritet të bëjë aq bujë në muajt e ardhshëm sa të gjithë do të dëshirojnë të kenë një stilolaps të tillë.

Stilolapsi “Cronzy” është vërtet një stilolaps “i çmendur”! Nëse do të keni një të tillë do të mund të shkruani në 16 milionë ngjyra të ndryshme.

Kjo do të bëhet e mundur pasi “Cronzy” është një stilolaps dixhital. Me anë të sensorëve ai do të mund të identifikojë çdo ngjyrë dhe çdo kombinim që ju shikoni, mjafton të afroni stilolapsin te vendi përkatës.

Pritet që këtij stilolapsi t’i vijë në ndihmë edhe një program i krijuar nga kompanitë Apple dhe Android në mënyrë që njerëzit të memorizojnë ngjyrat edhe nëpërmjet aplikacioneve dhe më pas t’i shkarkojnë te stilolapsi dixhital. /Blitz.al/

Shperndaje