Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpikja e fundit: Unaza që nuk lejon partnerin të ndjekë një film pa shoqërinë tuaj

June 06
14:05 2016

Të gjithë besoj e urreni momentin kur ju dhe partneri juaj keni vendosur të ndiqni një film bashkë gjatë fundjavës dhe pa dijeninë tuaj, ai apo jo, e shikon filmin përpara datës së planifikuar. Ju vjen ta vrisni apo jo? Sigurisht dhe me të drejtë! Ndaj për të gjithë juve që ju ndodh vazhdimisht kjo eksperiencë, ju vjen në ndihmë një shpikje e veçantë.

Tanimë askush nuk do të mundet ta “thyejë paktin” e ndjekjes së një filmi, pasi me “unazat e premtimit” gjithçka do të jetë shumë e lehtë.

“Unazat e premtimit” janë shpikja e fundit e kompanisë “Cornetto”, të cilat do të jenë të lidhura me aparatin celular, kompjuterin apo televizorin e shtëpisë suaj (kjo do të mbetet në dëshirën tuaj) dhe njëkohësisht me anë të bluetooth-it këto unaza do të lidhen jo vetëm me aparaturat e sipërpërmendura por edhe me njëra-tjetrën, pra me unazën tuaj dhe të partnerit.

Paraprakisht duhet të krijoni planifikimin e filmit në aplikacion në celular dhe do të mund ta shikoni filmin vetëm atëherë kur të dyja unazat të jenë pranë aparaturës. Nëse vetëm njëri prej partnerëve do të vendosë unazën pranë aparaturës për ta hapur filmin, sistemi nuk do ta lejojë, por do të japë një mesazh: “Mos ia puno prapa krahëve të dashurit/ës tënde”.

Kjo shpikje e re dhe tejet argëtuese do të jetë gati për të dalë në treg afër muajit shtator dhe, siç mendojnë krijuesit e saj, suksesi do të jetë i garantuar pasi këto unaza nuk janë për të kontrolluar njëri-tjetrin, përkundrazi janë krijuar të afrojnë më tepër çiftin duke bërë të tilla lojëra.

 

Shperndaje