Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët zbulojnë mikrosensorin që do të përmirësojë dukshëm shëndetin e njeriut

Shkencëtarët zbulojnë mikrosensorin që do të përmirësojë dukshëm shëndetin e njeriut
September 27
09:44 2016

Një mikrosensor i vogël sa një kokërr orizi shumë shpejt do të jetë në treg për të gjithë ata që kanë një këmbë apo një dorë artificiale, pas ndonjë incidenti, si dhe për të gjithë ata që kanë probleme me lëvizjet e gjymtyrëve si pasojë e ngadalësisë nga impulset nervore.

Ky sensor do të nxisë aktivitetin në tru në kohë reale. Kjo do të jetë një gjetje shumë e rëndësishme për të gjithë personat që përdorin gjymtyrë artificiale, si dhe për pacientët që vuajnë nga epilepsia. Ky sensor, që do të futet në tru, do të dërgojë informacion të rëndësishëm në një pajisje jashtë trupit.

Ky produkt e ka kaluar tanimë testin te kafshët, por pritet që shumë shpejt të eksperimentohet edhe te njerëzit, megjithatë krijuesit e këtij mikrosensori janë shumë të entuziazmuar që e kanë gjetur këtë zgjidhje dhe kanë shpresë se kjo gjetje do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë shkencën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje