Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët: Tani mund t’i përdorni celularët përpara se të flini pa e prishur gjumin

Shkencëtarët: Tani mund t’i përdorni celularët përpara se të flini pa e prishur gjumin
August 20
10:30 2016

Të gjithë e dimë se përdorimi i celularëve apo pajisjeve të tjera përpara gjumit ka një impakt negativ. Ekspertët sugjerojnë zakonisht që të paktën një orë përpara gjumit të mos përdoren këto pajisje sepse kështu gjumi do të bëhet i mirë dhe i qetë.

Por duke qenë se të gjithë jemi të varur nga celularët dhe e kemi gati të pamundur të flemë pa bërë edhe një kontroll të fundit në Instagram apo Snapchat, shkencëtarët kanë ardhur me një zgjidhje tjetër.

Ata mendojnë se ekspozimi në dritë (dielli) gjatë ditës bën që natën të kemi një gjumë më të mirë. Frida Rangtell thotë: “Gjetja jonë konsiston në faktin se tek ata njerëz që gjatë ditës kishin pasur ekspozim të madh në diell, një pajisje elektronike në darkë përpara gjumit nuk arrinte t’jua prishte atë…”.

Kjo do të thotë se nëse keni ekspozimin e mjaftueshëm në diell gjatë ditës, refleksi blu i dritës së ekranit më tepër kthehet në relaksues për t’ju vënë në gjumë sesa e kundërta.

Ndërkohë, nëse nuk ekspozoheni shumë në dritë gjatë ditës, atëherë duhet të kujdeseni që të blini një aparat celular që nuk ka refleks blu, por refleks të kuq ose portokalli. Kjo do t’ju bëjë që të flini të qetë…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje