Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shikoni çfarë ndryshimi ka bërë Instagram-i

May 11
19:50 2016

Instagram-i ka njoftuar  se do të ndryshojë logon e tij në ekranin e celularit.  Nuk ndryshon app në brendësi, por vetëm dizajni i logos në “home”. Instagram-i ka ndryshuar ikonën dhe paraqet një të re me një aparat të thjeshtë me ngjyra ylberi. Ky dizajn është zgjedhur që njerëzit të përqendrohen më shumë tek aplikacioni për ta gjetur lehtësisht atë në “home”.

Instagram-i ka evoluar 5 vitet e fundit dhe është aplikacioni që  ka shpërndarë më shumë foto dhe video. Në Instagram shpërndahen gati 80 milionë foto dhe video në ditë. Bëni update-n e telefonit tuaj për të ndryshuar logon e re.

insta

Komento
Etiketimet
Shperndaje