Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shërbimi Sekret i Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar shton personelin me 1 mijë punonjës

Shërbimi Sekret i Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar shton personelin me 1 mijë punonjës
September 22
11:53 2016

Shërbimi Sekret i Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar (MI6) do të bëjë pjesë të stafit 1 mijë persona deri në vitin 2020 në kuadër të rritjes së rëndësisë së internetit dhe teknologjisë.

MI6 do të shtohet nga 2500 persona në 3500 për të ofruar siguri shtesë për operacionet mbi të cilat ata punojnë. Shefi i Shërbimit të Fshehtë Alex Younger është shprehur se: “ Revolucioni i informacionit ndryshon rrënjësisht mjedisin tonë operativ. Brenda pesë vitesh do të ketë dy lloje të shërbimeve të inteligjencës.”

Rritja e numrit të personelit të shërbimit është pjesë e një angazhimi më të gjerë nga ana e Mbrojtjes dhe Sigurisë e Rishikimit Strategjik. MI6 ka shprehur frikë se operacionet bëhen më të ndjeshme me zhvillimin e teknologjisë ndaj rrjeteve të huaja spiune. 1900 punonjës aktuale do të kalojnë në sektorin e shërbimeve të inteligjencës ndërsa pjesa tjetër do të ndahet në mes të Shërbimit të Sigurisë (MI5) dhe Komunikimit të Shtabit Qeveritar(GCHQ). /Blitz.al/

Shperndaje