Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sëmundja e prekjes”, Apple përballet sërish me problematika të reja

“Sëmundja e prekjes”, Apple përballet sërish me problematika të reja
November 19
15:19 2016

Apple ka pranuar se ka një problem me aparatet e fundit të lançuar nga kompania dhe pretendon se ky defekt shfaqet nëse ata përplasen apo bien në tokë. Një krisje brenda qarkut bën që ekrani i prekjes të mos funksionojë siç duhet.

Ekranet me prekje të modelit Iphone 6 plus fillojnë dhe bëhen të pareagueshëm me kalimin e kohës dhe ky problem vjen si rezultat i lirimit të disa çipeve brenda aparatit. Në një deklaratë në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se përdoruesi duhet të paguajë 149 dollarë për riparimin e këtij modeli. Apple u kritikua ashpër nga ekspertët, sipas të cilëve është përgjegjësi e kompanisë t’i riparojë këto modele. Në momentin që ekrani bëhet jofunksional nuk është e mundur dërgimi i mesazheve, shkrepja e fotografive, hedhja e videove në internet apo dëgjimi i muzikës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje