Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Së shpejti në treg Samsung S8

Së shpejti në treg Samsung S8
December 12
13:37 2016

Samsung ka vendosur të surprizojë të gjithë fansat dhe besnikët e kësaj marke me një aparat të ri, Samsung S8. Kompania shpreson se ky telefon i ri të mund të rikthejë besimin e klientëve pas dështimit të aparatit Note 7 dhe shpërthimeve të njëpasnjëshme nga mbinxehja e baterisë.  Prurja e Samsung  do të ketë të gjitha ndryshimet që do të ketë dhe rivali IPhone 8.

Nuk do të ketë më një buton “Home”, pamja e parë e ekranit do të jetë thjesht një ekran i madh pa asnjë buton në të. Samsung do të “humbasë” edhe vendin e kufjeve, pra përdoruesi do mund të dëgjojë muzikë dhe të përdorë kufje përmes lidhjes wireless. Sipas burimeve mendohet që ky produkt të lançohet në treg në muajin mars. Do të testohen me kujdes gjithashtu dhe qarqet që lidhen me ndjeshmërinë e telefonit, sidomos pas thashethemeve të fundit rreth mosfunksionimit të duhur të tyre. Edhe ky aparat do të jetë një luftë mes dy kompanive më të fuqishme në tregun e teknologjisë celulare, mes Apple dhe Samsung, për të tërhequr sa më shumë përdorues./Blitz.al/

Shperndaje