Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Së shpejti bateri telefoni me kapacitet energjie të dyfishtë

Së shpejti bateri telefoni me kapacitet energjie të dyfishtë
August 24
17:43 2016

Bateri të reja që zgjasin dy herë më shumë do të dalin në treg shumë shpejt.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e ardhshëm do të lançojnë  një lloj të re baterie telefoni që e rrit kohëzgjatjen e kapacitetin e energjisë së baterive të litiumit me dy herë. Dyfishimi i kapacitetit në këto bateri metalike vjen nga komponentët që e bëjnë ruajtjen e energjisë dy herë më të vlefshem tek litiumi dhe joni. Sipas studiuesve thuhet se me këtë zbulim  mund të prodhohen bateri sa gjysma e madhësisë normale por që kanë po të njëjtën vlefshmëri të kapacitetit të energjisë në bateritë e litiumit.  Në të njëjtën mënyrë gjithashtu mund të prodhohet bateri e po të njëjtës përmasë por që zgjat dyfish më shumë. Përmbajtja e hollë e litiumit në bateri është e modifikuar kimikisht  për të parandaluar reagimet që bateritë e mëparshme kishin karakteristikë si rritja e rezistencës. Prodhuesit e pajisjes janë shprehur se bateritë për smartphone do të jenë  në dispozicion në fillim të viti 2017./Blitz.al/

Komento
Shperndaje