Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Samsung” siguron patentën e lenteve të kontaktit “smart”

“Samsung” siguron patentën e lenteve të kontaktit “smart”
April 08
16:36 2016

 

Në të ardhmen të gjithë mund ta kontrollojmë aparatin tonë celular me anë të lenteve të kontaktit sipas patentës së re të “Samsung”, që ka siguruar një patentë në Korenë e Jugut për lentet e kontaktit, me një ekran që projekton imazhe direkt në sy. Një kamera e ndërfutur dhe sensorët janë të kontrolluara nga hapja dhe mbyllja e shpejtë e syve.
lente3

Sipas raportit të “Samsung”, kompania filloi zhvillimin e  teknologjisë nëpërmjet kontaktit viziv si një mjet për t’i shtuar përvojë realitetit, si ai i ofruar nga Google Glasses. Sipas patentës, lentet do të kenë mundësinë të shkrepin fotografi me një lëvizje të thjesht të syrit dhe t’i ruajnë për procesim të mëtejshëm në smartphone. Kompania “Samsung” nuk është e vetmja e interesuar në ndërtimin e një teknologjie kontrolli me anën  e kontaktit pamor. Google ka tashmë dy patenta për lentet me sensorë elektronikë  që shohin në një substancë kimike në lëngun lotsjellës të syve të përdoruesit, për të përcaktuar nëse nivelet e sheqerit në gjak kanë rënë në nivele fatale.

Komento
Shperndaje