Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Samsung i lë të gjithë me gojë hapur, zbulon “Galaxy A9”, telefonin me katër kamera

Samsung i lë të gjithë me gojë hapur, zbulon “Galaxy A9”, telefonin me katër kamera
October 11
13:45 2018

Teknologjia vazhdimisht sjell prurje të reja që synojnë të jenë sa më të veçanta. Mesa duket, kompania Samsung duhet të marrë çmimin për idenë më unike.

Ai ka sjellë një telefon të ri me 4 kamera! Sipas kompanisë, telefoni “Samsung Galaxy A9” të jep mundësinë për “të shprehur veten në të gjitha mënyrat”.

Adhuruesit e fotografisë mund të jenë të interesuar për atë çka A9 ofron:

Një kamera 24 megapixel me një lente të rregullt f/1.7, një kamera 8 megapixel me një lente me kënd të gjerë f/2.4, një tjetër 10 megapixel me një lente për zmadhim f/2.4 dhe një kamera 5 megapixel me një lente me thellësi f/2.2.

Ndërsa për ne të tjerët, kjo do të thotë që mund të bëjmë super foto, mund t’i japim sfondit një efekt të turbullt dhe t’i bëjmë fotot tona të duken artistike.

Ka një memorie prej 128GB dhe do të jetë në treg në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor, me çminin 549 paund. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje