Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Samsung Galaxy Note 7 tërhiqet nga tregu i shitjes. Shpërthente pasi vendosej në karikim

Samsung Galaxy Note 7 tërhiqet nga tregu i shitjes. Shpërthente pasi vendosej në karikim
September 02
15:07 2016

Samsung Galaxy 7 do të kthejë mbrapsht aparatet që kanë probleme. Kompania ka pohuar se ajo do t’i zëvendësojë vullnetarisht pajisjet nëse rezultojnë me probleme që do të çonin në shpërthim të celularit.  Galaxy 7 është në shitje prej dy javësh tashmë dhe kompania është përballur me akuza serioze se aparati shpërthen gjatë kohës që është në karikim. Edhe pse numri i rasteve të tilla është i vogël, kjo mund të quhet  një nga krizat më të mëdha  të teknologjisë në vitet e fundit.  Samsung ka deklaruar se do e tërheqë nga shitja produktin.

“Samsung është i angazhuar në prodhimin e produkteve të një cilësie të lartë dhe çdo raport incidenti nga klientët tanë ne e marrim seriozisht. Në përgjigje të këtyre rasteve të fundit me Galaxy Note 7 ne kemi kryer një hetim të plotë dhe kemi gjetur një defekt në qelizat e baterisë. Deri sot ka pasur rreth 35 raste në nivel global dhe ne jemi duke zhvilluar një hetim të plotë. Megjithatë, për shkak të sigurisë të klientit kemi ndaluar shitjet e Galaxy Note 7. Vullnetarisht do të zëvendësojmë pajisjen aktuale nëse ka rezultuar defektoze”,- ka pohuar kompania në një deklaratë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje