Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrini të qetë! Më në fund mesazhet tuaja në whatsapp nuk do të lexohen nga të tjerët

Rrini të qetë! Më në fund mesazhet tuaja në whatsapp nuk do të lexohen nga të tjerët
April 06
08:04 2016

Një projekt përsa i përket sigurisë dhe privatësisë, e ka bërë kompaninë e Whatsapp të punojë për më shumë se një vit e gjysmë për t’i ofruar të gjithë përdoruesve kënaqësinë e të qënit tërësisht të sigurt përsa i përket informacionit që ata marrin dhe dërgojnë nëpërmjet këtij aplikacioni.

Kjo do të thotë se përdoruesit e versionit të fundit të dalë nga Whatsapp do të mund të dërgojnë çfarë të dëshirojnë pa patur frikën se këto informacione janë të lexueshme apo lehtësisht të aksesueshme nga persona të pa autorizuar për ta bërë këtë. Dhe këtu duhet theksuar se Whatsapp ka një numër shumë të madh përdoruesisht, që e ka kaluar 1 miliard që në muajt e parë të këtij viti.

Platforma e enkriptimit të informacionit vjen si pjesëza e fundit e puzzle-it për të bërë Whatsappin një aplikacion të pakonkurueshëm.

Enkriptimi i informacionit do të thotë që asnjë informacion i ndarë nëpërmjet mesazhve në Whatsapp qofshin këto fjalë, fotografi, video apo lloje të tjera, ato nuk ruhen në serverat e Whatsapp. As vetë kompania nuk do të mundet ti deshifrojë ato sepse nuk i kanë çelësat e enkriptimit.

Edhe pse ky lajm vjen pikërisht tani kur Apple dhe FBI janë duke patur një debat publik dhe një çështje gjyqësore të hapur përsa i përket marrjes së informacionit ilegalisht, kompania e Whatsapp e ka nisur si ide këtë proces që prej vitit 2013, por për arsye teknike nuk ishte bërë e mundur deri më tani.

Kjo risi e Whatsapp vjen për të gjitha llojet e telefonave që përdorin versionin e ri të këtij aplikacioni. Pra në Iphone, Android, Windows Phone, Nokia, Blackberry, etj.

Gjithashtu duhet patur në vëmendje se vetëm në rast se ju keni bërë update versionin e fundit, kjo risi mund të hyjë në fuqi, gjithashtu personi me të cilin po ndani informacion duhet të ketë të njëjtin version si ju sepse në të kundërt ajo cka ju ndani me njëri tjetrin mund të jetë lehtësisht e lexueshme apo e deshifrueshme.

Stafi i Whatsapp ka bërë të mundur të dërgojë një mesazh në bisedat tuaja ku ju informon se nisur nga ai moment biseda juaj nuk mund të lexohet.