Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Risitë e Iphone 7, kamera super cilësore dhe lidhje Bluetooth me kufjet

Risitë e Iphone 7, kamera super cilësore dhe lidhje Bluetooth me kufjet
August 09
19:19 2016

Më herët është thënë se versioni më i ri i celularëve  nga  kompania Apple, Iphone 7, nuk do ta ketë më vendin e kufjeve.

Megjithatë, përveç këtij fakti, duhet thënë se aparati do të ketë një kamerë të fuqishme dhe cilësore. Në vend të kabllos, prodhuesit kanë menduar që aparati të lidhet me kufjet me anë të lidhjes Bluetooth. Sipas burimeve, ky version do të ketë shumë ndryshime të tjera nga paraardhësit Iphone 6 dhe 6s Plus  në kamerë dhe butonin “Home”. Mendohet se telefoni do të ketë një sistemi dual kamerash dhe do të mund të fotografojë pamje akoma edhe më cilësore edhe në ambiente me pak dritë.

Butoni “Home” është ridizenjuar me një sistem ndijor, i cili regjistron prekjen tuaj dhe ju përgjigjet me një dridhje kur prekni butonin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje