Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Risia më e çuditshme në Instagram, tani mund të lexoni dhe libra!

Risia më e çuditshme në Instagram, tani mund të lexoni dhe libra!
August 24
14:20 2018

Nëse menduat se Instagrami mbaroi me risitë këtë sezon, gaboheni. Tani mund të lexoni libra në Instagram. Aq çuditshëm sa tingëllon, aq e thjeshtë është.  “New York Public Library” në bashkëpunim me agjensinë “Mother” ka krijuar “Insta Novels”- veprat e famshme letrare do publikohen me seri në story.

Si fillim, ka nisur publikimi i “Liza në botën e çudirave” nga Lewis Carroll, dhe më pas është planifikuar “Metamorfoza” nga Franz Kafka.  Librat janë me një dizajn vizual të këndshëm e madje edhe me një vend posaçërisht për vendosjen e gishtit gjatë leximit.

Librat janë në gjuhën angleze e  të aksesueshme nga të gjithë. Mjafton të ndiqni @nypl në Instagram dhe tek “Highlighted Stories” do shihni “ALICE PART 1” dhe pjesët e tjera ditët në vazhdim.

Tani nuk ka më justifikime, mund të rrini gjithë ditën në Instagram dhe të kënaqeni duke lexuar novelat e mirënjohura botërore./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje