Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Risia e Twitter për 300 milion përdorues

Risia e Twitter për 300 milion përdorues
August 22
13:30 2016

Twitter ka lançuar tiparin më të ri rreth sigurisë për mbi 300 milion përdorues të këtij aplikacioni.

Kompania pretendon se  përdoruesit do e kenë më të lehtë për të kontrolluar llogarinë e tyre. Filtri i parë fsheh njoftimet nga njerëzit që përdoruesi nuk i ndjek ndërkohë që një tjetër algoritëm filtron llogaritë  nga njoftimet dhe kryefaqet bazuar në një shumëllojshmëri sinjalesh si origjina e llogarisë. Të dyja këto tipare janë në dispozicion për përdoruesit me llogari të verifikuara duke përfshirë ata që punojnë në media, teknologji, sport, financë dhe personazhe të famshëm.

Twitter gjithashtu zbuloi pak ditë më parë se në gjashtë muajt e fundit mbylli më shumë se 235 mijë llogari të cilat promovonin terrorizmin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje