Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Risia e teknologjisë: Instagram, Facebook dhe Messenger kthehen në një të vetëm

Risia e teknologjisë: Instagram, Facebook dhe Messenger kthehen në një të vetëm
May 24
12:00 2017

Facebook, Messenger dhe Instagram kanë mbledhur forcat dhe po bashkëpunojnë për të rigrupuar në një postim të vetëm, të gjitha njoftimet nga secili aplikacion. Në këtë mënyrë do të jetë më e thjeshtë dhe më e shpejtë sesa të kalosh nga njëri aplikacion tek tjetri për të parë njoftimet. Sa herë që ju tentoni të hapni një nga tre aplikacionet në pjesën e sipërme të ekranit do t’ju shfaqet statusi juaj/profili dhe njoftimet nga të tre aplikacionet. Për disa mund të jetë edhe irrituese kjo metodë nëse numri i njoftimeve  është shumë i madh pasi i duhet t’i kontrollojë një për një.

P.sh., në Facebook, në vend të ikonës së Messenger do të shfaqet fotoja e profilit të përdoruesit me të kuqe dhe numri i njoftimeve. Pasi ta klikoni do t’ju hapen të gjitha njoftimet.

“Po eksplorojmë mënyra për të ndihmuar njerëzit të lëvizin më lehtësisht në llogaritë e tyre në Facebook, Messenger dhe Instagram”,- thuhet në një deklaratë për TechCrunch. Për momentin kjo risi është ende në testim e ndoshta në të ardhmen do  të përfshijë edhe njoftimet e Whatsapp./Blitz.al./

Komento
Shperndaje