Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Risia e fundit në Instagram, një “kopje” e Snapchat-it

Risia e fundit në Instagram, një “kopje” e Snapchat-it
August 03
20:30 2016

Instagram Stories është tipari më i ri i këtij aplikacioni dhe ju lejon të shpërndani fotot që keni shkrepur gjatë ditës dhe  jo vetëm ato që dëshironi ju të mbani në profilin tuaj.

Kompania  thotë se nuk duhet të shqetësoheni për shërbimin apo postimet pasi çdo gjë do të zhduket brenda ditës. Për këtë nuk duhet të shkarkoni asgjë shtesë pasi është pjesë e të dy sistemeve operative celulare, IOS dhe Android. Nëse llogaria juaj është private vetëm, ndjekësit tuaj do të mund t’i shohin postimet, megjithatë, pavarësisht privatësisë, është në dorën tuaj nëse doni që ata t’i shohin apo jo postimet. Edhe pse postimet zhduken brenda 24 orësh ju keni mundësinë t’i ruani fotot.

Instagram Stories funksionon njësoj si Snapchat-i dhe do të jetë i “prekshëm” në javët në vazhdim. Fotot apo videot me një kohëzgjatje prej 10 sekondash do të shfaqen në historinë e ditës dhe çdo gjë do të zhduket pas 24 orësh. Ndjekësit gjithashtu mund të komentojnë në postimet tuaja  në formën e Insta direct dhe gjithashtu mund të shihni të gjithë listën se kush e ka parë postin tuaj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje