Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Risia e fundit e teknologjisë, tatuazhi elektrik që kontrollon celularin

Risia e fundit e teknologjisë, tatuazhi elektrik që kontrollon celularin
August 27
12:56 2016

Me kalimin e viteve teknologjia ka arritur të avancojë me hapa marramendëse. Kjo është risia më e re e cila ju mundëson kontrollin e aparatit tuaj celular me anë të prekjes së lëkurës suaj. Nëpërmjet një tatuazhi të përkohshëm në trupin tuaj i cili lidhet me aparatin, ju mbani në lëkurë një qark gjurmues të përbërë nga fletë ari të një letre të veçantë.

Teknologjia e kthen lëkurën tuaj në një “pajisje” me zona prekjejetë ndjeshme që mund të kontrollojë një kompjuter apo aparat celular. Tatuazhi elektrik mund të përshtatet dhe për të trasmetuar të dhëna apo për ti ruajtur ato. Kështu në të ardhmen ju mund ti përgjigjeni një telefonate apo të vendosni playlist-ën tuaj të preferuar vetëm duke prekur këtë tatuazh. /Blitz.al/

Shperndaje