Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet fuqishëm në treg Nokia 3310 me një çmim shumë të mirë

Rikthehet fuqishëm në treg Nokia 3310 me një çmim shumë të mirë
February 28
13:10 2017

Nokia ka rikthyer në treg telefonin e famshëm Nokia 3310 një aparat i cili ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje kompaninë e njohur.  Fillimisht versioni i parë është publikuar në vitin 2000 dhe në versionin e ri është përmirësuar dukshëm.

Përmbajtja e jashtme e tij është plastike me disa ngjyra të ndritshme, të kuqe, të verdhë blu dhe gri. Ekrani ka përmasën 2.4 inç, butona të mëdha dhe ndjeshmëri të lartë.  Me gjithë ndryshimet ky aparat rikthen edhe njëherë lojën e “Snake”. Në vitin 2000 ky aparat shënoi një rekord shitjesh prej 126 milion duke e bërë një nga telefonat më të shitur në botë.  Aktualisht dihet se çmimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar shkon në 41 paund ose 49 euro pra më pak se versioni origjinal i mëparshëm i cili kushtonte 129 paund. Bateria e tij zgjat me ditë të tëra duke na evituar kështu një nga shqetësimet më të mëdha. Me siguri që ky aparta do të konkurrojë fuqishëm telefonat e rinj të Apple dhe Samsung. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje