Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti: Makinat elektrike do të zëvendësojnë 90% të makinave ekzistuese

Raporti: Makinat elektrike do të zëvendësojnë 90% të makinave ekzistuese
August 17
11:15 2016

Pritet që makinat elektrike të prodhohen në masë dhe të zëvendësojnë 90% të makinave ekzistuese. Studiuesit kanë analizuar për 4 vite me radhë se si makinat elektrike do të prodhohen në atë mënyrë që të përmbushin çdo nevojë të shoferëve të makinave.

Duke marrë parasysh këto nevoja dhe sa ka arritur të përmirësohet makina elektrike, këta studiues besojnë se nuk është e largët dita që shumica prej nesh të ketë një makinë elektrike dhe jo më një makinë që punon me naftë apo benzinë. Gjithashtu makinat elektrike janë edhe të pëlqyeshme për shkak se ato nuk ndotin ambientin, ndaj edhe qeveritë e shteteve do të implementojnë taksa jo shumë të larta për të gjithë ata që do të përdorin makina që mbrojnë mjedisi.

Jessica Trancik, e cila është edhe eksperte në lëndën e fizikës, ka thënë se raporti ka qenë mjaft shokues duke marrë parasysh faktin se sa të apasionuar janë njerëzit pas makinave me naftë dhe benzinë. Të pyetur nëse ata do të ndërronin të njëjtën makinë vetëm që sistemi të ishte elektrik, shumica prej tyre kanë pranuar dhe kjo është mjaft pozitive.

Ajo gjithashtu u shpreh se sigurisht që është e nevojshme ngritja e një modeli të ri biznesi pasi edhe kompanitë e naftës dhe benzinës duhet të kenë një zgjidhje dhe një vend në tregun e lirë për të mos falimentuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje