Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse nxehen bateritë e telefonave? Disa këshilla që duhet t’i ndiqni

Pse nxehen bateritë e telefonave? Disa këshilla që duhet t’i ndiqni
September 05
18:05 2016

Ndoshta ju ndodh shpesh që gjatë përdorimit apo karikimit temperatura e aparatit tuaj celular rritet ndjeshëm. Celulari është një pajisje me të cilën jemi të lidhur më së shumti dhe bateritë që zgjasin shumë pak janë një ndër shqetësimet tona më të mëdha të ditës. Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë raste ku bateritë janë kthyer në rrezik edhe për shëndetin, pasi disa prej përdoruesve u kanë shpërthyer në xhep. Shembulli konkret është tërheqja e Galaxy 7 nga shitjet pikërisht për një shkak të tillë. Përse shpërthejnë bateritë?

Jo vetëm Samsung-u, por të gjitha bateritë me përmbajtje litiumi janë të rrezikshme dhe kanë të njëjtin problem. Dy shkaqet kryesore të shpërthimit janë gabimet në prodhim apo një rritje e energjisë dhe si pasojë të dyja shkaktojnë qark të shkurtër.

Në rastin e rritjes së energjisë kjo shkaktohet nga përdorimi i një njësie të lirë dhe jo të përshtatshme për të ngarkuar pajisjen tuaj me energji. Përdorimi i karikuesve jo të përshtatshëm e ngarkon telefonin tuaj shumë shpejt, duke bërë që pllakat e litiumit të takohen dhe të shkaktojnë qark të shkurtër, që prodhon njëkohësisht një nxehtësi të madhe. Çdo smartphone i një kompanie prestigjioze ka të adaptuar brenda vetes një teknologji, e cila e parandalon këtë por që mund të dështojë shpesh si pasojë e mbinxehjes apo një defekti në prodhim. Kini kujdes, bateria juaj e telefonit nuk është duke punuar si duhet nëse nxehet shpesh apo nëse i janë rritur përmasat. Në vijim keni disa këshilla të cilat duhet t’i ndiqni:

-Mos e mbani telefonin nën jastëk gjatë karikimit.

-Kurrë mos e lini telefonin nën rrezet e diellit.

-Kujdes në regjistrimin e videove 4K, në shkarkimin e filmave dhe aplikacioneve.

-Gjithmonë përdorni karikuesin origjinal të aparatit.  /Blitz.al/

Shperndaje