Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plot 7 risi vijnë së shpejti në Whatsapp dhe nuk do donim dhuratë më të bukur se kjo!

Plot 7 risi vijnë së shpejti në Whatsapp dhe nuk do donim dhuratë më të bukur se kjo!
December 14
19:19 2018

Këto ditë kanë qenë shumë të zëna për Whatsapp, pasi ka qenë duke testuar disa nga risitë që pritet të dalin së shpejti për publikun. Disa prej tyre janë finalizuar me sukses dhe kanë filluar të përdoren, ndërkohë pritet që brenda disa muajsh të jenë lançuar të 7-ta pikat. Ana negative e të gjithë kësaj, është që këto javë mund të keni disa probleme të vogla, por siç thotë dhe një shprehje: Roma nuk u ndërtua për një ditë! Por cilat janë opsionet e reja?

Mesazhet zanore të njëpasnjëshme

Së shpejti do të keni mundësi të ruani dhe të dërgoni disa mesazhe zanore të njëpasnjëshme, pa pasur shkëputje. Si fillim në iOS, e më pas në Android, opsioni do të jetë i gatshëm për t’u përdorur pas një update-imi.

Sfondi i zi

Njësoj si çdo aplikacion tjetër teknologjik, Whatsapp do të sjellë “Dark mode”. Në mënyrë që leximi të jetë më i lehtë në orët e darkës, sfondi i zi është tepër i nevojshëm. Njëkohësisht, ky opsion bën që të harxhoni më pak bateri.

“Picture-in-picture”

Kjo risi bën të mundur që kur të dërgoni një link nga Facebook apo Youtube, të një materiali foto apo video, të mund ta shihni atë në një kuadrat brenda dritares së aplikacionit. Kështu nuk lind nevoja për të kaluar nga Whatsapp në aplikacionet e tjera.

Shkurtore për thirrjet në grup

Ju mund të realizoni një thirrje në grup duke e nisur atë në fillim vetëm me një tjetër person, dhe më pas shton të tjerët. Por me updatimin e Ëhatsapp, bëhet e mundur që të zgjidhni paraprakisht të gjithë personat dhe t’i dërgohet thirrja të gjithëve njëkohësisht. Koha është e vyer!

“Media preview”

Doni të shikoni një foto apo animim të dërguar pa shkuar në aplikacion? Mos u shqetësoni sepse pikërisht për këtë bëhet fjalë. Tashmë, shumë shpejt mund të shihni fotot duke tërhequr poshtë njoftimin që ju vjen.

Kodi QR

Si një mënyrë për të shkëmbyer kontaktet më thjesht, Whatsapp ka menduar kodet QR. Mjafton të skanoni këtë kod dhe plotësohen automatikisht të gjitha të dhënat e personit tjetër.

Reklamat në status

Jo çdo risi është e mirë. Ju tashmë e dini që njësoj si në Snapchat, mund të postoni statuse për kontaktet tuaja që qëndrojnë për 24 orë. Epo Whatsapp do fillojë të shfaqë ndërmjet këtyre statuseve, reklama!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje