Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdoruesit “kryqëzojnë” Snapchat-in për racizëm! Ja arsyeja

August 11
12:50 2016

Rrjeti social “Snapchat” është akuzuar për racizëm nga përdoruesit e tij. Shkak është bërë një filtër me tipare fytyre të ngjashme me ato të aziatikëve.

Filtri që ishte i përdorshëm në fillim të kësaj jave, është hequr tashmë, por përdorues të shumtë kanë mundur ta përdorin atë. Fotot janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social “Twitter”.

Lidhur me këto akuza, “Snapchat” shprehet për “The Verge” se filtri kishte thjesht qëllim argëtimin dhe nuk ishte aspak racist.

Kjo nuk është hera e parë që ky rrjet social akuzohet për racizëm. Në prill të këtij viti, filtri me Bob Marley shkaktoi të njëjtat reagime. Ai jo vetëm sikur manifestonte përdorimin e marijuanës, por u ndryshonte ngjyrën e lëkurës dhe gjininë përdoruesve.

Përbën shqetësim një veprim i tillë në një rrjet social gjithmonë e më tepër të përdorshëm. Me siguri që kompania mundet t’i analizojë këto filtra përpara se ato të përdoren gjerësisht. Padyshim që nuk është aq e vështirë! /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje