Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk keni ku të karikoni celularët kur ju lë bateria në rrugë? Zgjidhja është gjetur…

June 02
14:48 2016

...

...
Picture 1 of 1

Kur jeni jashtë dhe bateria e telefonit është gati për të rënë e gjitha, një panik i brendshëm arrin t’ju nervozojë për faktin se mos ndoshta shkëputja nga celulari do ju krijojë shumë probleme në rutinën tuaj. Por mos u merakosni, nëse kompanitë e telefonave janë duke marrë shumë kohë për të gjetur një zgjidhje siç duhet për këtë problem, politikat lokale të qyteteve tuaja do të munden tju ndihmojnë. Sigurisht ky projekt do të nisë të implementohet fillimisht në disa shtete të Amerikës, por udhëheqësit e këtij plani janë të besimit të plotë se edhe qytete të tjera do ta marrin këtë shembull e do ta realizojnë më së miri për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre.

Bëhet fjalë për disa stola të posaçëm, njësoj si ato që gjenden normalisht nëpër parqe apo lulishte, të cilat do të kenë të vendosur një pajisje specifike ku konvertohet energjia diellore në energji elektrike, e nga ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të karikojnë telefonat e tyre. Çdo stol do të jetë i përshtatshëm për 3 persona dhe do të ketë të vendosura 2 portale për karikim. Por jo vetëm kaq, këto stola do të vijnë edhe me një risi tjetër, ku do të bëjnë të mundur internetin wireless pa pagesë për të gjithë ata që ulen dhe karikojnë telefonat. Kjo risi do ti vlejë sidomos turistëve të cilët kanë vështirësi në gjetjen e internetit për pak ditë qëndrimi.

Nuk mund të themi me siguri se kjo do të zgjidhë përfundimisht problemin e karikimit të celularit por së paku do të jetë një zgjidhje e përkohëshme deri sa të gjendet një zgjidhje përfundimtare sesi celularët të mos harxhojnë shpejt baterinë.

Komento
Shperndaje