Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nokia prezanton aparatin që do të konkurrojë me Galaxy S8 dhe Iphone 7

Nokia prezanton aparatin që do të konkurrojë me Galaxy S8 dhe Iphone 7
January 20
13:37 2017

Kompania e celularëve Nokia nuk ka arritur dot të vendoset sërish në krye të listave të shitjes për t’u përballur me aparatet Windows dhe Android. Por kohët e fundit ata kanë vendosur të bashkëpunojnë me HMD Global për të përdorur emrin e markës Nokia në disa aparate të sistemit Android. Pra, ka ende kërkesa për Nokia, edhe pse bëhet fjalë për Kinën. Telefoni i ardhshëm i markës do të jetë Nokia P1,  i cili do të lançohet muajin e ardhshëm.

Sipas kompanisë, ky do të jetë aparati që do të konkurrojë Galaxy S8, LG G6 dhe çfarëdo aparati që kompanitë konkurrente do të paraqesin këtë vit. Nokia p1 do të ketë një ekran prej 5 inç një CPU SnapDragon 835, 6GB Ram dhe 128GB ose 256GB memorie të brendshme. Kapaciteti më i vogël i memories së brendshme  do të vijë në dizajn metalik, ndërsa 256 GB do të jetë në qeramikë. Në këtë aparat do të jenë të implementuara të gjitha risitë e teknologjisë së fundit si skaneri i gjurmëve të gishtave dhe ngarkimi i shpejtë i baterisë. Sipas thashethemeve, çmimi i këtij aparati do të jetë 800-950 dollarë për dy modelet me 128 GB dhe 256 GB memorie. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje