Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nokia 6 rekord shitjesh, sfidon Iphone 7 dhe Samsung Galaxy S8

Nokia 6 rekord shitjesh, sfidon Iphone 7 dhe Samsung Galaxy S8
January 23
15:39 2017

Nokia e kishte deklaruar më parë se do të konkurronte fuqishëm dy rivalët e saj, Apple dhe Samsung, dhe e ka arritur me hedhjen në treg të aparatit të ri Nokia 6 në Kinë.

Javën e kaluar, ky aparat është hedhur në treg dhe ka shënuar një numër shumë të madh shitjesh. Edhe pse ende nuk ka shifër konkrete, më shumë se një milion njerëz kishin zënë radhën për të blerë risinë më të re të Nokias. Raporte të pakonfirmuara  thonë se kjo është hera e parë që nga viti 2014 që Nokia ka rritur kurbën e shitjeve të aparateve celulare. Ky celular është produkt i dy kompanive Nokia dhe HMD Global, një kompani finlandeze e cila ka të drejtën e përdorimit të emrit të Nokias në aparatet mobile me sistem Android. Një numër i madh përdoruesish prej ditësh ka vërshuar në dyqanet e Nokias për të blerë Nokia 6. 

Më në fund kjo kompani është rikthyer dhe ka konkurruar dy emrat kryesorë të teknologjisë dhe mendohet se arsyeja kryesore është çmimi i ulët i këtij aparati.  Telefoni kushton 300 dollarë dhe ka një procesor Snapdragon 430 e memorie 4GB RAM dhe 64GB. Ky aparat gjendet vetëm në Kinë, por thuhet se kompania ka plane ta lançojë edhe në Europë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje