Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Njihuni me programin më të ri të PornHub: një SnapChat vetëm për nudo!

Njihuni me programin më të ri të PornHub: një SnapChat vetëm për nudo!
May 03
16:26 2017

Site më i njohur i pornografisë, PornHub, ka prezantuar së fundmi programin e tij më të ri të quajtur TrickPics, i cili është një version i ngjashëm me SnapChat-in.

Ky program i ri do t’i lejojë përdoruesit të publikojnë foto dhe video nudo, në të cilat organet gjenitale do të mbulohen me emoji 3D.

TrickPics është i arritshëm për përdoruesit e dy gjigantëve, iOS dhe Android, të cilët mund ta shkarkojnë me një klikim të thjeshtë. “Selfie-t janë të domosdoshme për këtë program, sidomos tashmë që jemi në epokën dixhitale. Ka një pafundësi pozash që mund të marrësh si “duckface”, poza në tualet e shumë të tjera, përfshirë këtu edhe nudot”, – shprehet Corey Price, drejtor ekzekutiv i Pornhub.

Që të jemi të qartë, TrickPics nuk është një rrjet social. Fotot nuk mund të dërgohen nga një përdorues te tjetri. Fotot dhe videot do të jenë të ruajtura në aplikacion, kështu që mund t’i shpërndani në programe të tjera. /Blitz.al/

Share