Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

New York, interneti falas në publik, shtetasit shohin porno

New York, interneti falas në publik, shtetasit shohin porno
August 01
14:14 2016

Gjërat private janë duke u bërë publike sidomos në qytete të mëdha si New York-u, i cili ka vënë në dispozicion në qoshet e rrugëve  kioska për internet falas.

Në më shumë se 300 stacione në New York këtë vit kabinat telefonike janë transformuar në kulla dixhitale. Të gjitha janë të pajisura me një portë karikuese për të vendosur lidhjen me aparatin ose USB. Gjithashtu sigurojnë internet me shpejtësi të lartë dhe një tablet Android që çdokush mund ta përdorë falas. Gjatë javëve të fundit  ka pasur një raportim se njerëzit e përdorin këtë shërbim për të hyrë në faqe pornografike, madje edhe të fitojnë kënaqësi në publik duke i parë ato.  Të shohësh porno në publik nuk është e ndaluar ndërsa të kryesh marrëdhënie apo masturbohesh dënohet me ligj. Shumica e këtyre njerëzve që hyjnë në faqe të tilla janë të pastrehë. Personat përgjegjës për kontrollin e rrjetit janë shprehur se kanë bllokuar përdorimin e disa faqeve, megjithatë nuk mund të bllokojnë çdo fjalë që lidhet me pornot dhe seksin pasi një fjalë e caktuar mund të përdoret për kërkime të ndryshme. Ata pohojnë se do të bllokohen URL-të e faqeve të internetit që përfshijnë fjalën pornografi.

Shperndaje