Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Netflix pranon se plani për Kinën ka dështuar

Netflix pranon se plani për Kinën ka dështuar
October 19
13:47 2016

Kompania Netflix ka pranuar se plani i saj për Kinën ka dështuar. Qëllimi i Netflix për të vënë në funksion shërbimet e përmbajtjes dixhitale në Kinë nuk  ka përfunduar me sukses pasi mjedisi rregullator ka rezultuar i vështirë. Në vend të lançimit të shërbimit të vet, kompania do të licencojë përmbajtjen te  kompanitë lokale.

Mediat perëndimore dhe kompanitë e teknologjisë janë duke u përpjekur për të deshifruar  tregun e Kinës për dekada të tëra. Por përmbajtja është censuruar nga Pekini dhe shumë faqe interneti, si Facebook dhe Google, janë bllokuar. Netflix më herët nisi një fushatë për të shpërndarë shërbimet në të gjithë botën, por jashtë tij kanë ngelur vende si Koreja e Veriu, Siria e tashmë edhe Kina.

Rregullat e reja kërkojnë miratimin e qeverisë për kompanitë e huaja që dëshirojnë të ofrojnë qasje në internet, të tilla si video, lojëra dhe bashkëpunimi me qeverinë e ka bërë edhe më të vështirë zhvillimin e  biznesit.

Nëse kushtet ndryshojnë, Netflix thotë se do të jenë gati.

“Ne ende kemi dëshirë për t’i shërbyer popullit kinez dhe shpresojmë  të nisim shërbimin tonë në Kinë”,- tha kompania të martën./Blitz.al/

Komento
Shperndaje