Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshon Whatsapp! Më në fund sjell risinë e shumëpritur

Ndryshon Whatsapp! Më në fund sjell risinë e shumëpritur
June 11
13:24 2016

Me kalimin e viteve komunikimi ndërmjet njerëzve ka ndryshuar, e më së shumti kjo ka ndodhur vitet e fundit, ku teknologjia ka luajtur një rol shumë të madh.

Kur flasim për komunikimin në ditët e sotme na vijnë menjëherë në mendje ‘smartphone’ apo aplikacionet e ndryshme të ‘chat’-it të cilat të gjithë i përdorim.

E dinit se ato fytyrat gazmore që i shkëmbejmë për të treguar një gjendje tonën, vite më parë dërgoheshin duke shkruar të gjithë fjalën së bashku? Epo, më pas ndryshuan.

Edhe sot, Whatsapp nuk mjaftohet me kaq. Njerëzve u nevojiten ato që quhen GIFs.

Duket se kompania e famshme shumë shpejt do të zyrtarizojë risinë në aplikacionin e saj, aq shumë të kërkuar nga përdoruesit.

Teknikisht nuk ka asnjë deklaratë zyrtare, ama faqa @WABetaInfo e cila shpesh i paraprin lajmeve të tilla, ka shprehur se GIFs po vijnë!

Me siguri një lajm i tillë do të gëzojë miliona përdorues anembanë botës, të cilët gjithnjë e më shumë kërkojnë forma të reja të të shprehurit të mendimeve apo të emocioneve të tyre.

Komento
Etiketimet
Shperndaje