Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshon Twitter-i, lajm i mirë për përdoruesit

Ndryshon Twitter-i, lajm i mirë për përdoruesit
May 17
10:31 2016

Platforma Twitter nuk do të përfshijë më fotografitë apo link-et në 140 karakteret e mundshme për postimet.
Sipas asaj që raporton agjencia “Usa Bloomberg”, e cila citon një burim të panjohur, ndryshimet do të hyjnë në fuqi brenda 2 javëve të ardhshme.

Deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare, edhe pse në muajin janar, krijuesi Jack Dorsey deklaroi se ishte duke studiuar një mënyrë për të arritur zgjatjen e postimeve.

Sot një link zë deri në 23 karaktere, duke reduktuar kështu hapësirën e përdoruesve për të shpërndarë atë që dëshirojnë.

Kur Twitter-i lindi në vitin 2006, telefonat inteligjentë nuk ekzistonin ende dhe njerëzit e shkruanin të gjithë mesazhin e tyre si tekst. Dorsey e përshkroi këtë limit si një mundësi të mirë për të nxitur postimet e shpejta dhe kreativitetin. Por, pavarësisht kësaj, jo të gjithë janë të kënaqur nga ky kusht dhe për këtë Twitter-i ka hasur probleme të mëdha vitin e fundit për të afruar përdorues të rinj.

Etiketimet
Shperndaje